Njoftim i rëndësishëm për pensionistët e Kosovës

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton se ka shtyrë deri më 31 dhjetor 2020 afatin e lajmërimit për pensionistët, përfshirë përfituesit nga skemat e kategorive të luftës, në zyrat e administratës për pensionet.

Në komunikatë thuhet se kjo bëhet me qëllim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Kjo nënkupton që deri në fund të dhjetorit, këto grupe nuk do të suspendohen nga pagesat.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes këtij njoftimi, njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës (duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës), të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e administratës së pensioneve nga muaji mars 2020 e nuk janë lajmëruar për shkak të pandemisë Covid 19, me qellim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, shtyhet afati i lajmërimit deri më 31 dhjetor 2020, do të thotë se deri në fund të dhjetorit 2020 nuk do të suspendohen nga pagesa”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit