6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Situata me COVID-19, Hoti: Pas dy javësh do të marrim masa ekstreme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën e mbajtur për media, ku është njoftuar për rezultatin e të infektuarve me Covid-19, tha se pas dy-tri jave do të detyrohen të marrin masa ekstreme për të ndaluar përhapjen e infektimit me COVID-19.

Hoti tha se Kosova është rrethuar nga vendet të cilat kanë numër shumë të lartë të të prekurve dhe se Kosova veçse ka filluar me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19.

“Prezenca jonë këtu është shenjë që rreziku është real, që ne për dy ose tri javë të kemi të njëjtën gjendje nëpër të cilën po kalojnë shumica e vendeve të BE-së. Në regjion veçse jemi rrethu nga vendet të cilat kanë numër shumë të lartë të të prekurve. Këtu tek ne sapo ka filluar të rritet numri i të infektuarve, prandaj rreziku është real, që pas dy tri jave ne të detyrohemi që nëse numri shkon me këtë trend të marrim masa më ekstreme”, tha Hoti. /Express/

Më Shumë

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozës në Prizren, 66 raste të regjistruara në vitin 2025

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka bërë të ditur se edhe këtë vit është shënuar Dita Botërore...

Lajmet e Fundit