6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Bashkimi dhe Prishtina synojnë trofeun e Superkupës

Sigal Prishtina dhe Bashkimi do të ballafaqohen të dielën në Pejë në finalen e Reload Superkupës së Kosovës në basketboll.

Bardhekaltrit e kishin fituar edhe edicionin e kaluar këtë trofe dhe do të mundohen të shtojnë edhe një trofe në sirtarin e tyre, kurse për të triumfuar udhëtojnë edhe prizrenasit.

Prishtinasit rrugës deri në finale kanë eleminuar Vëllaznimin dhe Rahovecin, derisa prizrenasit mundën Pejën dhe Ponte Prizrenin.

Trajneri i Bashkimit, Illmen Bajra, thotë se kanë qenë të motivuar deri më tani dhe do të japin maksimumin në finale. “Jemi përgatitur mjaftueshëm për dy ndeshjet e para në garën e Superkupës, ku basketbollistët kanë qenë të motivuar për të dëshmuar veten dhe potencialin, në këto dy ndeshje, andaj edhe rezultati nuk ka munguar. Finales do t’i qasemi me seriozitetin më të madh. Asnjë skuadër në këtë Superkupë nuk ka qenë favorite, andaj besoj se, edhe finalja do të jetë kështu. Prishtina ka përvojën e finalave, prandaj do të japim maksimumin për këtë ndeshje edhe pse nuk do të jetë lehtë”, theksoi Bajra për faqen zyrtare të FBK-së.

Qendra e Prishtinës, Fisnik Rugova, është optimist para finales. “Ne kemi arritur me meritë në finale. Kemi bërë disa gabime që kanë mundur të na kushtojnë në gjysmëfinale, por në përgjithësi mendoj se e kemi merituar finalen. Do t’i përmirësojmë gabimet dhe do të jemi gati për finale. Bashkimi është përforcuar me lojtarë cilësorë, sidomos në pozitën e fundorit. Besoj që kemi lojtarë potencialë që do ta mbulojnë. Do të jetë një super finale dhe uroj të fitojmë në fund”, ka thënë Rugova për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndeshja Sigal Prishtina-Bashkimi zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Karagaçi të Pejës.

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuar për ryshfet në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy...

Kriza e furnizimit me rrymë në Suharekë, Muharremaj apel qytetarëve: Nuk është problemi te kryetari i komunës

Kriza e furnizimit me energji elektrike ka kapluar Kosovën. Në shumë qytete e fshatra, mungesa e rrymës shkon edhe deri në 24 orë e më...

Lajmet e Fundit