Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 56 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Regjional të Prizrenit deri në këto momente të hospitalizuar janë 89 pacientë, ku prej tyre pozitiv me Covid-19 janë 56 pacientë, ndërsa të tjerë janë në pritje të rezultatit të testit, por edhe në procedura të testimit.

Në gjendje të rënduar dhe të intubuar janë dy persona, shkruan “PrizrenPress”.

Drejtori i Spitalit Regjional të Prizrenit, Afrim Avdaj tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin pacientëve me COVID-19.

“Aktualisht i kemi 89 pacientë të hospitalizuar, nga këta 56 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv, kurse rastet e tjera janë me shenja klinike të cilëve u janë marrë testet apo janë në pritje të marrjes së testimeve të COVID-19”, tha Avdaj.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Prizren ka shënuar rritje.

Dje, 57 persona kanë rezultuar pozitive.

Ndërkaq, 3 persona kanë vdekur në Spitalin e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit