22.8 C
Prizren
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Erdogani shkarkon shefin e Bankës Qendrore pas rënies rekorde të lirës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, e ka shkarkuar nga detyra guvernatorin e Bankës Qendrore, Murat Uysal, pasi vlera e lirës ra në nivel rekord, duke shënuar rënie prej 30 për qind që nga fillimi i këtij viti.

Vendimi për ta zëvendësuar këtë zyrtar u bë përmes një dekreti presidencial dhe u bë publik në gazetën zyrtare në orët e hershme të së shtunës, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Një dollar amerikan u këmbye me 8.54 lira të premten pasi arriti rekordin e vlerës më të ulët – 8.58, pavarësisht dobësimit të dollarit në kohën kur po vazhdon numërimi i votave në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Guvernatoi i shkarkuar, i cili më parë shërbente si zëvendësguvernator, ishte caktuar në këtë pozit në korrik të vitit të kaluar, kur Erdogani e kishte shkarkuar paraardhësin e Uysalit, Murat Cetinkaya, për shkak të zemërimit të presidentit që Banka Qendrore nuk e kishte ulur shkallën e interesit për ta nxitur rritjen ekonomike.

Erdogani e ka shpallur veten armik të shkallës së lartë të interesit dhe vazhdimisht ka bërë thirrje për kosto më të ulët të huave. Fundjavën e kaluar, ai tha se Turqia është duke luftuar në një luftë ekonomike me ata që e kanë futur në, siç tha ai, trekëndëshin e djallit të shkallës së interesit dhe këmbimit si dhe inflacionit.

Sidoqoftë, Capital Economics këtë javë paralajmëroi se Turqia është në rrezik që të përballet me një krizë të plotë të valutës, si ajo e vitit 2018, nëse Banka Qendrore nuk cakton politika më të rrepta të valutës.

Më Shumë

Nën kthetrat e mashtrimit

Prend Ndoja Çdoherë mbeten mister Rrëfimet mbi jetën E kam lexuar kot historinë -Mjegull mbi të vërtetën. Njerëz të mirë të botës Shumë na ndihmuan Miqtë e vërtetë Keq i trajtuam. Për mua,...

Policia në Prizren ndalon një person të dënuar me një vit e 25 ditë burg

Me 23 shtator 2022, policia në Prizren ka ndaluar një person të kërkuar me urdhër arrest të gjykatës i cili me aktgjykim të plotfuqishëm...

Lajmet e Fundit