4.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Vehapi: Rahovecin do ta qeverisim ne

IdrizVehapi-rahovec-pdkKandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi, ka thënë se di shumë më mirë ta qeverisë komunën sesa kandidati i AAK-së, Smajl Latifi.

“AAK-ja dhe kryetari në largim, Smajl Latifi, kanë keqqeverisur”, ka thënë Vehapi në një intervistë për “Epokën e re”.

Beson se më 1 dhjetor do të rikonfirmohet me një rezultat më bindës fitorja e 3 nëntorit. “Duke pasur parasysh suksesin e arritur më 3 nëntor, presim fitore bindëse më 1 dhjetor”, ka thënë Vehapi, duke shtuar se adresa e së mirës, zhvillimit dhe përparimit të komunës së Rahovecit është PDK-ja.

Ai ka thënë se në balotazh do të marrë vota nga elektorati edhe i partive të tjera që nuk janë pjesë e garës së balotazhit.

“Pres mbështetje nga votuesit e partive të tjera sepse në të gjitha aspektet jam më i fuqishëm se kundërkandidati im nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi. Rahoveci më 1 dhjetor do të fitohet nga PDK-ja dhe unë do të jem kryetar i komunës për katër vjetët e ardhshëm”, ka thënë Vehapi.

Edhe pse kundërkandidati i tij ka lidhur koalicion me LDK-në, Vehapi thotë se ky koalicion nuk do t’i bëjë punë.

“Assesi nuk kemi arsye t’u frikësohemi koalicioneve. Qytetarët e komunës së Rahovecit e dinë se PDK-ja dhe kandidati i saj e kanë programin më të mirë për ta qeverisur komunën”, është shprehur Vehapi, duke shtuar se gjatë mandatit të tij Rahoveci do të ketë më shumë zhvillim ekonomik.

“Gjatë qeverisjes sime Rahoveci do të jetë më i zhvilluar, do të ketë ngritje të mirëqenies sociale, do të ketë përkrahje të prodhimeve vendore, arsim më të avancuar, shërbime cilësore në shëndetësi si dhe trajtim të veçantë për rininë dhe kulturën. Të gjitha këto ndryshime do t’i bëjë më mbështetjen e lidershipit të PDK-së dhe të qytetarëve të Komunës së Rahovecit”, ka deklaruar Vehapi.

Më Shumë

Diskutohet siguria dhe aktivitetet kundër dhunës me bazë gjinore në Suharekë

Në takimin e rregullt të Koordinimit Lokal për Siguri, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, prezantoi një pasqyrë të aktiviteteve të realizuara gjatë...

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e premte, në një shtëpi...

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit