8.3 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi dalin sot në gjyqin e Speciales

Paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet sot në orën 15:00.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020, ndërsa u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë, njofton Klan Kosova

Aktakuza e ngarkon ish-kreun e UÇK-së Hashim Thaçi me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Aktakuza e redaktuar publike mund të lexohetKËTU

Paraqitja e parë e ish-presidentit Hashim Thaçi do të mbahet në seancë publike.

Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.

Po ashtu sot veçse në orën 11:00, do të mbahet edhe paraqitja e parë e ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

Më Shumë

Në Vërmicë ndalohen dy çanta luksoze me vlerë mbi 16 mijë euro

Zyrtarët doganorë të Republikës së Kosovës kanë ndaluar një automjet taksi në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të vendit,...

Rexhaj: Në balotazh do të ketë ndryshim në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në komunën e Prizrenit, ku kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...

Lajmet e Fundit