Dy futbollistët e Serie A lejohen të luajnë për Kosovën

Kosova do t’i zhvillojë tri ndeshje gjatë javës së ardhshme.Dardanët luajnë me Shqipërinë një ndeshje miqësore dhe më pas me Slloveninë dhe Moldavinë në Ligën e Kombeve.

Ende nuk dihet nëse do të lejohen të gjithë lojtarët që të udhëtojnë drejtë Prishtinës pasi disa klube kanë vendosur të mos i lirojnë lojtarët.

Indeksonline mëson se Torino iu ka dhënë leje Megim Vojvodës dhe Samir Ujkanit që të bashkohen me Kosovën.Portieri dhe mbrojtësi që po shkëlqen në Serie A do të udhëtojnë nesër drejtë Prishtinës.

Në dyshim mbetet ende ardhja e Vedat Muriqit dhe Amir Rrahmanit pasi është raportuar se klubet nuk do ta lirojnë asnjë lojtar për ndeshjet ndërkombëtare.

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

“E kryjtem obligimin qytetar”- Çifti i Prizrenit vjen për të votuar nga Gjermania

Perderisa sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët do të votojnë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre, gazetarja e Kanal 10 ka intervistuar...

Lajmet e Fundit