Kryetari i Suharekës u siguron mbështetje të verbërve

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka vizituar Shoqatën e të Verbërve, prej nga është njoftuar me problemet e tyre.

Ai ka thënë se përveç investimeve në rregullimin e infrastrukturës dhe ambienteve të zyrave, do të sigurojnë edhe mbështetje të vazhdueshme për ta.

Postimi i plotë:

Sot e vizitova Shoqatën e të Verbërve, për tu njohur së afërmi me kërkesat e tyre, për funksionimin sa më të mirë të kësaj shoqate.

Ne si institucione komunale, kemi bërë investime në rregullimin e infrastrukturës dhe ambienteve të zyrave, ku ata kanë qëndruar dhe në të ardhmen do të punohet edhe më tutje.

Poashtu përkrahjen dhe mbështetjen për aktivitetet e tyre do ta kenë vazhdimisht, që ata t’i promovojnë angazhimet e tyre.

Bali Muharremaj

Më Shumë

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Lajmet e Fundit