Aderime të reja në PDK-në e Prizrenit

PDK-dega PrizrenDhjetëra intelektualë të profileve të ndryshëm dhe më shumë se 100 studentë, do të aderojnë në PDK në Prizren. Zëdhënësi i PDK-së, Samir Hoxha tha se aderimi i tyre do të bëhet nesër në Hotel “Theranda” në ora 13;00 në Prizren.

“Dhjetëra intelektualë të shquar të Komunës së Prizrenit dhe më shumë se 100 studentë, të sapodiplomuar dhe ata që janë në post-diplomim, në një ceremoni të organizuar në Hotel “Theranda” ,do të aderojnë në Partinë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren, duke përqafuar kështu programin dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Hoxha.

Sipas tij, në këtë ceremoni solemne të ndarjes së librezave të anëtarësimit, do të marrë pjesë edhe nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit