Për 10 ditë, mbi 2 mijë gjoba u shqiptuan në Gjakovë, Rahovec e Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë që nga 13 nëntori, ka shqiptuar 2 mijë e 45 dënime mandatorë, si dhe ka dhënë një numër të konsideruar të vërejtjeve për shkelësit e orarit të kufizimit të lëvizjes, për ata që kanë zhvilluar aktivitete në mjedise private dhe për ata që nuk kanë bartë maskat mbrojtëse.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë si pjesë e rëndësishme dhe kyçe në implementimin e strategjisë të Qeverisë së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, thuhet se ka qenë në nivel të përgjegjësive që ka, qoftë duke mbështet mekanizmat tjerë, shëndetësor, inspektorëve komunal dhe atyre rajonal dhe institucioneve tjera për kryerjen e detyrave të tyre, po në të njëjtën kohë me veprimet drejtpërdrejta ka luajtur dhe luan rol shumë të rëndësishëm në uljen e faktorëve për përhapjen e kësaj pandemie.

“Policia si rezultat i një pune të madhe policore, më vërejtjet e saja ndaj qytetarëve ka ndikuar në shkallën e vetëdijesimit, ndërgjegjësimit dhe ngritjen e nivelit të respektimit të masave të nxjerra nga Qeveria e Kosovës, por nuk ka anashkaluar dhe sanksionimin e qytetarëve të pandërgjegjshëm në përputhje më dispozitat ligjore”, thuhet në një njoftim për media.

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit