15.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Një person me maskë, kapet duke vjedhur nga i zoti i shtëpisë

hajni me maske_1Dy persona të dyshuar për vjedhje janë arrestuar nga policia në Rahovec. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hezir Berisha tha se arrestimi i tyre është bërë falë intervenimit të shpejt të policisë dhe kapjes së njërit prej të dyshuarit nga viktimat.Sipas tij, një person me maskë në kokë ka hyrë për të vjedhë në një shtëpi në në fshatin Ratkoc të Rahovecit

“ Viktimat babë e birë,fillimisht janë konfrontuar fizikisht me grabitësin, i cili ka qenë me maskë të zezë dhe dorëza dhe në dorë ka pasur edhe një shkop prej druri me gjatësi pre 40 cmm. Në korridorin e shtëpisë se tyre viktimat kanë arritur që të ndalojnë të dyshimtin derisa sa ka arritur policia në vend”.

Zëdhënësi Berisha tha se grabitësi dhe dy viktimat, kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë një përleshje që kanë pasur në shtëpi.

“I dyshimti paraprakisht kishte planifikuar grabitjen në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër fshatin Vrajakë, i cili ka vëzhguar familjen e viktimës nga distanca. I dyshuari i parë I. H, pa u kthyer në shtëpi viktima nga marketi i tij me pazarin ditor, ka hy në shtëpinë e viktimës mbrapa derës së hyrjes në korridori ku edhe i ka prite”.

“Ndërsa i dyshuari i dytë F. M. është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar gjatë ditës”

Berisha tha se dy të arrestuar dyshohen se kanë kryer edhe gjashtë vjedhje të rënda më herët në Komunën e Rahovecit.

“Gjatë kontrollit të shtëpive të dyshimtëve janë konfiskuar gjësende të vjedhura. si një pushkë gjahu, një motor-sharrë, gjashtë telefona, çanta, etj”
Dy të arrestuarit janë ndalur për 48 orë në polici. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit