9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Yee: Kosova t’i vazhdojë reformat e brendshme

Jahjaga-HoytYeeZëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, deklaroi të enjten në Prishtinë se SHBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë atë në proceset nëpër të cilat po kalon, dhe vlerësoi se Kosova duhet të vazhdojë të punojë në demokratizimin e vendit dhe të thellojë reformat e saj të brendshme.

Ai tha se SHBA do që të shoh Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit pjesë të BE-së.

Ndërkaq, me këtë rast presdientja e vendit, Atifete Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA-në në të gjitha fushat dhe theksoi rëndësinë e përkrahjes së SHBA-së për zhvillimet demokratike në Kosovë. Ajo tha se vazhdimi i pranisë së SHBA-së në Kosovë dhe në rajon është e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e vendit dhe për paqen e stabilitetin në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Duke vlerësuar intensitetin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit të Evropës Juglindore në vitet e fundit, Jahjaga tha se hapa të rëndësishëm në këtë rrafsh janë bërë posaçërisht me dialogun e zhvilluar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që është lehtësuar nga BE-ja.

Presidentja Jahjaga theksoi se dialogu ka dhënë rezultate me arritjen e marrëveshjeve që duhet të zbatohen në plotëni. Ajo tha se pjesë e këtyre marrëveshjeve është edhe mbajtja e zgjedhjeve komunale edhe në pjesën veriore të territorit të vendit, të cilat i cilësoi si përgjithësisht të lira dhe të drejta dhe ku qytetarët kanë pasur mundësinë të votojnë për përfaqësuesit e tyre legalë e legjitim.

Ajo tha se qytetarët e komunitetit serb, edhe at anë veri të vendit, po e shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese dhe ligjore dhe me këtë po përmbyllet procesi i integrimit të tyre në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës. Presidentja Jahjaga theksoi se zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, që çojnë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duhet të mbikëqyret nga afër, sepse kjo do të hap rrugën e integrimeve për të dyja shtetet.

Jahjaga tha se dialogu ndërmjet të dyja vendeve duhet të përmbyllet me nënshkrimin e një marrëveshjeje ligjore që do të mundësonte që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë rrugët e tyre respektive drejt BE-së, duke mos e bllokuar njëra tjetrën. Ajo tha se normalizimi i plotë duhet të bëhet përpara përfundimit të procesit të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

Presidentja Jahjaga theksoi se prania e SHBA-së në procesin e dialogut, përkrah lehtësuesit të tij në këtë rast BE-së, si dhe në të gjitha proceset e tjera për Kosovën është e domosdoshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit