Abrashi: Nuk e votojmë Projektligjin e rimëkëmbjes, është projekt i LDK-së

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi thotë se kjo parti nuk mund të jetë përgjegjëse për një projekt që ai thotë është puro i LDK-së – Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

“Sot në rastin më të mirë kjo qeveri ka 47 deputetë. LDK-ja nga 28 ka ra në 26 deputetë. Nuk bëhet shteti kështu. Zgjidhja është të kthehemi te qytetarët”, tha ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Abrashi thotë pandemia është arsyeja kryesore që kjo qeveri duhet të shkarkohet.

“Pandemia është arsyeja kryesore pse kjo qeveri duhet të shkojë një ditë e më parë”.

Deputeti i LVV-së thotë se qytetarët pos mungesës së ndihmës nga shteti po dënohen nga qeveria edhe me masa ndëshkuese.

“Punëtorët e ndërtimtarisë janë duke u ballafaquar me masa shumë të rënda. Për ta qeveria nuk ka menduar për asgjë…Duhet të shtohet numri i inspektorëve të punës që këta punëtorë të mos shkelen”.

Abrashi thotë se LVV ka votuar shumë projektligje ndërkombëtare, por thotë se nuk mund të votojnë projekte politike që janë të LDK-së.

“Ju e dini se çfarë raporte ka Vetëvendosje me LDK-në, ne nuk mund të votojmë projekte politike të LDK-së”, tha ndër të tjera Artan Abrashi./Telegrafi/

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit