Prizreni pasurohet me shtatoren e Skënderbeut

Prizreni nga sot do të pasurohet edhe me shtatoren e Skënderbeut.

Inaugurimi i shtatores bëhet në ora 13:00, për nder të Ditës së Flamurit.

Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Administratës në Prizren, shkruan “PrizrenPress”.

Në muajin shkurt të këtij viti ishte vënë guri themeltar i shtatores së Skënderbeut.

Fillimisht u planifikua që shtatorja të vendosej më 28 nëntor të vitit 2019, pastaj u shty për në mars të 2020-s.

Përcaktimi i lokacionit për vendosjen e shtatores qe shoqëruar me debat, pasi që anëtarë të caktuar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, si dhe aktivistë të shoqërisë civile kërkonin që shtatorja të vendosej në qendër të qytetit.

Skulptori Sinan Aliaj, i cili e ka realizuar shtatoren, pati thënë se kjo vepër do të jetë ndryshe nga ato që janë parë deri më tani.

Komuna e Prizrenit në nëntor të vitit 2019 nënshkroi memorandum bashkëpunimi me shoqatën “Trojet e Arbrit”, në kuadër të të cilit shkruhej se lokacioni më i përshtatshëm për vendosjen e shtatores është “rrethi i Benafit” në hyrje-daljen e rrugës Prizren-Gjakovë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Heshtja nuk është përgjigje institucionale”, reagon EC Ma Ndryshe ndaj Komunës së Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj mungesës së përgjigjes institucionale nga Komuna e Prizrenit lidhur me ankesën e dorëzuar pas publikimit të rezultateve preliminare...

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

Lajmet e Fundit