Ish-ushtari i UÇK-së Naim Kadolli, merr ftesë nga Specialja

Ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Specialja.

Naim Kadolli, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se do të paraqitet në Hagë më 12 dhjetor në orën 10:00

Kadolli i cili ka luftuar në zonën e Pashtrikut në brigadën 123 në Budakovë, ka rrëfyer ekskluzivisht për Periskopin momentin kur zyrtarë të Speciales ia kanë sjellë ftesën në shtëpi.

‘’Ftesën e kam marrë sot para 3-4 orësh, do të thotë në Ditën e Flamurit. Në shtëpi ma kanë sjellë ftesën një hetues çek dhe një austriak. Më 12 dhejtor duhet të jem në ora 10.00 në Hagë. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit, si dëshmitar i dyshuar. Letra ishte në versionin shqip dhe anglisht. Vetëm kaq di’’, tha Kadolli.

Më Shumë

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Lajmet e Fundit