6.3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Përurohet fillimi i punimeve të shkollës së re në Gjonaj të Hasit

Me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin shkollës së re në fshatin Gjonaj të Hasit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi sot kanë vizituar hapësirën ku do të ndërtohet ky objekt shkollor dhe panë nga afër mbarëvajtjen e punimeve, raporton PrizrenPress.
Me këtë rast, Haskuka tha se ky objekt do të përfshijë një sipërfaqe prej 1,808 metër katrorësh dhe se përveç 9 klasave mësimore dhe hapësirave tjera bazike që nevojiten për një mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore, do të posedojë edhe bibliotekë bashkëkohore, kabinete për zhvillimin e lëndëve të biologjisë, kimisë dhe informatikës, nyje sanitare për persona me nevoja të veçanta, si dhe shumë hapësira të tjera.
Po ashtu, Haskuka theksoi se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë punën edhe në shkollat tjera dhe nuk do të ndalen së punuari për krijimin e hapësirave sa më kualitative për fëmijët, të cilët janë ardhmëria e vendit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi në Rahovec. Sipas traditës së Festivalit gjithnjë ruhen...

Lajmet e Fundit