8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Angela Merkeli shpallet gruaja më e fuqishme në botë

Revista amerikane “Forbes”, ka bërë me dije emrat e grave më të fuqishme në botë për vitin 2020, teksa ka theksuar se ndikimi ekonomik dhe shoqëror i pandemisë së koronavirusit ka prekur në mënyrë joproporcionale gratë.

Në krye të listës këtë vit është kancelarja gjermane, Angela Merkel, e pasuar nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Përveç tyre, në pesë pozitat e para renditen edhe nënpresidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe filantropja amerikane, Melinda Gates.

“Lideret e listës së 100 grave më të pushtetshme në botë e revistës Forbes, luajnë rol tejet të rëndësishëm në të përcaktuarit e asaj se si do të duket bota pas pandemisë. Fuqia e tyre kalon përtej fushave ekonomike dhe politike, për të transformuar industrinë dhe për të zgjidhur çështjet më urgjente shoqërore. Fuqia e tyre për të na çuar përpara, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme”, është thënë në deklaratën e revistës “Forbes” që ka renditur emrat.

Nga pozita e pestë dhe në dhjetë, “Forbes” ka përmendur këta emra, Mary Barra, Nancy Pelosi Ana Patricia Bioton, Abigail Johnson dhe Gail Bourdreaux.

Më Shumë

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Lajmet e Fundit