8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Mbi tre milionë euro gjoba për qytetarët që s’respektuan masat anti-Covid në 100 ditët e fundit

Minimum 3.3 milionë euro është vlera e gjobave që Policia e Kosovës ka shqiptuar për qytetarët që s’kanë respektuar masat kundër koronavirusit në 100 ditët që kur ka hyrë në fuqi Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Sipas të dhënave që Policia e Kosovës i ka bërë të ditura për KOHËN, që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, më 26 gusht e deri më sot, 13 dhjetor, janë shqiptuar rreth 95 mijë gjoba. Gjoba më e vogël që parashihet me këtë ligj është 35 euro për mosmbajtje të maskës apo respektimit të distancës. Kjo konsiderohet edhe si gjoba më së shumti e shqiptuar. Ligji po ashtu thekson se personi fizik që nuk respekton vendimin për kufizim qarkullimi dënohen me 200 euro gjobë, ndërsa ai juridik me 500.

Policia nuk ka ofruar të dhëna të detajuara për secilën gjobë të shqiptuar, por në një përllogaritje të thjeshtë me gjobën minimale prej 35 euro del që shteti ka shqiptuar minimalisht 3.3 milionë euro gjoba.

Sipas të dhënave të Policisë, për periudhën 26 gusht – 3 dhjetor, mesatarisht janë shqiptuar 890 gjoba në ditë.

Pavarësisht këtyre gjobave, në shumë raste është raportuar për shkeljet që bëhen në masë. Rasti i fundit ndodhi të shtunën në Brezovicë ku u panë shumë të rinj të grumbulluar pa respektuar fare masat. Për këtë rast Policia tha shkurt se “kanë intervenuar dhe shpërndarë turmat”, duke mos bërë të ditur sa gjoba kanë shqiptuar. Në raportin 24-orësh për të shtunën thuhet se në nivel vendi janë shqiptuar 723 gjoba.

Më Shumë

Fitore e madhe e ‘Vreshtarëve’: Rahoveci 029 siguron mbijetesën në Superligë

Në një përballje dramatike të zhvilluar në Suharekë, Rahoveci 029 ka shënuar fitore të madhe ndaj Golden Eagle Ylli, duke triumfuar pas vazhdimeve me...

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Lajmet e Fundit