Trusti del edhe me një sqarim pas shqetësimeve të qytetarëve për 10 përqindëshin

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar kontrubuuesit në lidhje me shqetësimet rreth bilancit pas zbritjes së shumës që ju janë bërë në llogari.

Me anë të një postimi, Trusti ka njoftuar se qytetarët duhet ta prezin ekzekutimin e pagesës në banka që ta kontrollojnë gjendjen e bilancit dhe shumës përfundimtare në bankë.

“Për momentin është duke u bërë regjistrimi kontabël në sistemin e menaxhimit të llogarive, edhe informacioni i 10%-shit paraqitet në dy fusha: 1) vetëm si kontribute dhe 2) bashkë me kthim nga investimet. Në bilancin përfundimtar të gjendjes mund ta vëreni më së lehti dallimin”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërsa, bëjnë të ditur që qytetarët të presin deri më 23 dhjetor për t’i kontrolluar të gjitha pagesat e aplikimeve prej 11 deri 17 dhjetor 2020

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit