Rikthimi pas dëmtimit, Muriqi: Jam i lumtur që kontribuova në këtë fitore

Vedat Muriqi u rikthye të luajë me Lazion. Bomberi dardan ka qëndruar jashtë fushave prej datës 24 nëntor për shkak të një tërheqje muskulore.

Mbrëmë u fut në fushë në minutën e 67-të, teksa bardhekaltrit fituan 2-0 ndaj një ekip të fortë si Napoli i Gennaro Gattusos.

26-vjeçari nga Prizreni ndihet i lumtur për rikthimin dhe triumfin e fundit në kampionat, ndjesi që e shpreh me anë të një postimi në Twitter.

“Jam shumë i lumtur që u ktheva dhe dhashë kontributin tim për skuadrën. Fituam tre pikë shumë të rëndësishme“, shkruan Vedat Muriqi, i cili shpreson të gjejë sa më shpejt golin e parë me Lazion.

Më Shumë

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Lajmet e Fundit