Haxhi Avdyli: Rreth Vjosa Osmanit do të ketë më shumë se dy deputetë

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli thotë se nuk e sheh vetën në listat e LDK-së nëse kjo parti drejtohet nga Isa Mustafa.

“Ne kemi kërkuar reformim dhe reflektim nga LDK. Në këtë rreshtim që ka LDK-ja, ku i prinë Isa Mustafa unë nuk e shoh vetën. Ne po votohemi, e këto vota Isa Mustafa po i qet në Pazar”, tha ai në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Avdyli thotë se Isa Mustafën e kanë ndihmuar edhe disa njerëz tjerë në LDK, që sipas tij më pas rrëzuan qeverinë LDK-LVV.

Ai thotë se do të jetë në një listë zgjedhore me Vjosa Osmanin.

“Ende nuk kemi vendosur modalitetet e listës, por tashmë qytetarët e dinë se opsioni i Vjosa Osmanit në çfarëdo liste është, përfaqëson qytetarët…Krahas meje dhe Vjosa Osmanit në listë do të ketë edhe deputetë tjerë, ish-deputetë dhe përfaqësues të tjerë që kanë qenë të pakënaqur nga LDK. Mund të them se rreth Vjosa Osmanit do të jenë më shumë se dy deputetë”, tha ndër të tjera Haxhi Avdyli./Telegrafi/

Më Shumë

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit