8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Agjenti i njohur zbulon të ardhmen e Paul Pogbës

Agjenti i njohur i futbollit, Mario Cenolli ka dhënë mendimin e tij lidhur me të ardhmen e mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.Francezi nuk është duke kaluar kohën më të mirë të “Djajtë e Kuq” dhe mbetet i lidhur me largimin në verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Pogba kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe Juventusi, derisa Cenolli mendon se agjenti i lojtarit, Mino Raiola do bëjë çmos që ta transferojë në “Santiago Bernabeu”.“Mendoj se Pogba do shkoj të Real Madridi. Nuk mendoj se do transferohet të Juventusi. Në mendimin tim Mino Raiola do bëjë vendimin e tij”.

“Mendoj se është koha e duhur për kalimin të Reali. Mund të bëhet shkëmbim të lojtarëve me Unitedin. Ndoshta do i përshtatet ndonjë britanik. Mendoj se do ndodh në qershor”, tha ai.Sidoqoftë, edhe gjiganti italian, Juventus është duke vëzhguar nga afër kampionin e Botës.

Më Shumë

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Dyshime për shkelje të të drejtave të votimit, nisin hetimet edhe në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Prizren, ka nisur hetime lidhur me procesin...

Lajmet e Fundit