“Do ta fshijë dyshmenë me Florian Markun”, vjen reagimi i boksierit shqiptar

Florian Marku ka zyrtarizuar një meç të ri, teksa boksieri shqiptar dhe Rylan Charlton do të përballen me 30 janar.

Dueli do të transmetohet direkt në Sky Sports. Marku, me bilanc prej shtatë fitoreve, asnjë humbje dhe një barazim, pesë duele të mbyllura me nokaut, do të kërkojë kthimin tek fitorja pas barazimit të dyshimtë më herët gjatë këtij muaji ndaj Jamie Stewart, edhe pse e rrëzoi kundërshtarin e tij në raundin e dytë.

“Ky tha se do ta fshijë dyshemenë me Florian Markun. Me 30 Janar nuk do ta lë në duart e gjyqtarëve. Faleminderit te gjithëve Per mbështetjen”, shkroi Marku në Facebook.

Më Shumë

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit