Rexhaj: Koalicionet nuk janë alternativa e Prizrenit

Arber rexhaj ne konferencKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj, vlerëson se asnjëra parti politike, që garojnë me 1 dhjetor, nuk janë alternativë për Prizrenin. Sipas tij, koalicionet për balotazh, janë lidhur për interesa personale dhe jo për qytetarët e Prizrenit.

“Merrni sa të doni, bëhuni taborre. Me Hashima e Ramadana, me Lula e AAK-LDD, parti boshnjake, turke, rome, poashtu me Eqrema e Zafira, me parti e grupe interesaxhinjësh, bëhuni ushtri. Por në fund asnjëra prej jush nuk mund t’i jepni alternativë Prizrenit. Prizreni fatkeqësisht mbetet pa alternativë, porse në dy duart e atyre që do të duhej të ishin në pension tani me…”, vlerëson Rexhaj.

Lëvizja Vetëvendosje! në zgjedhjet e 3 nëntorit, është rënditur partia e pestë në Prizren. Ky subjekt politik me 1 dhjetor nuk do të përkrahë asnjërin prej dy kandidatëve,Ramadan Mujën dhe Eqrem Kryeziun, që kanë mbetur në balotazh./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit