Foshnja e parë e lindur në Zvicër më 2021-ën është shqiptare

Foshnja e parë e 2021-tës në Zvicër është e nacionalitetit shqiptar.

“Foshnja e parë e vitit 2021 në Zvicër lindi më 1 janar 2021 në 00:00 në Spitalin Universitar të Bazelit”, njoftoiSpitali Universitar i Bazelit, duke dhënë detaje për vajzën.

“Nejla është e gjatë 44 cm dhe peshon 2,440 gram”.

Në ora 3.15 të mëngjesit në Spitalin Baden Cantonal (KSB), pastaj lindi djali Janis Manuel. “Mirësevini Janis Manuel!”, e përshëndeti Spitali foshnjën në Facebook.

Disa orë më vonë vazhduan njoftimet. “Mamitë dhe mjekët tanë kishin duart plot natën e kaluar, sepse fëmijët lindën në 7:15 të mëngjesit”, vazhdon spitali me urimet për një fillim të mbarë të jetës për bebet, shkruan 20min.ch, përcjell albinfo.ch.

Më Shumë

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Lajmet e Fundit