-0.4 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

“Wonder” i këndon vetmisë së yjeve

Ndoshta çështja më e përfolur nëpër dyqane, por e besueshme, në lidhje me yjet është “Si arrita këtu?”, ndjekur nga “A do më lënë të qëndroj”. Fama e madhe është e vetmuar, duke lënë shpirtrat e ndjeshëm duke menduar nëse janë të denjë për të gjithë këtë vëmendje që marrin. Fama e madhe është shtrembërim, duke e bërë të vështirë mbrojtjen e identitetit kur natyra e punës definohet nga publiku shumë më herët sesa e përcakton vetë artisti.

Këtë pasiguri ekzistenciale, Shawn Mendes, ka kthyer në avantazh. Kërkimi i tij – për vetveten, dashurinë, aprovimin, vetëbesimin – është bërë çështja më e gjallë e muzikës së tij. Kjo ishte e vërtetë në albumin e vitit 2018 dhe është edhe më shumë në albumin e tij të ri “Wonder”, një labirint me këngë të kapshme për dyshimet në vetvete dhe natyrën e sëmurë zbukuruar me justifikime të pandalura të dashurisë.

Për Mendes, 22-vjecar, që nuk ka një ideologji të fortë muzikore përtej ritmit pop-rock, duke filluar albumin e tij me akthin e dinamikës së ndjekësve dhe boshllëqeve që maskon, bëhet një pozicion estetik. Tekstet e tilla janë të vetmuara, pak tragjike: ata kërkojnë një stil të të kënduarit që nuk është tepër i shfrenuar.

Në “Wonder”, një album kryesisht i qetë pop-rock, 22-vjeçari Shawn Mendes këndon për vetminë e yjeve, për frikën nga fama, boshllëkun e asaj bote, vetëbesimin e humbjen e tij

“Ju keni me miliona fytyra të ndryshme, por ata asnjëherë nuk do ta kuptojnë”, këndon ai në fillim të këngës e baraspeshuar me ëmbëlsi, “Intro”, që e hap albumin. Përshkruhet me këngë ndriçuese për dhimbjen. Kjo ndiqet nga kënga gjallëruese, energjike “Wonder”, me më së shumti vrull prej të gjithave. Ai tingëllon më i gjallë në agoni: “Nëse flas me sinqeritet/ a e flas të vërtetën apo po filtroj atë që ndjej?”.

Kjo lloj vetmie përsëritet përgjatë albumit. “Call My Friends” është për atë që ndodh kur nuk ka vend për të pasur një partner në rrugën e famës, dhe “Song for No One” është një kopjim i turbullt i këngëve që Mendes solli në albumin e tij të fundit: “Jam krejt i vetëm/ 10 thirrje të humbura/ një mori masazhesh/ Asnjëri nuk është ai që po pres”.

“Wonder” është mbi të gjitha më pak i lustruar në krahasim me albumin e fundit të Mendes, ose tjetrit para tij, “Illuminated” i lansuar në vitin 2016 dhe akoma realizimi i tij më i mirë, që përbënënjë mori të këngëve pop-rock për adoleshente të lidhura ngushtë dhe shqetësuese. (Ani pse ai punon me disa nga bashkëpunëtorët e njëjtë, përfshirë Kid Harpoon, Nate Mercereau dhe Scott Harris, mungon dukshëm Teddy Geiger, teksshkruesi dhe producenti që u ka dhënë këtyre albumeve edhe mend, edhe energji).

Harry Styles mund të marrë vëmendjen e revistave glamuroze dhe shakave nëpër internet, por Mendes në përgjithësi ka qenë një avatar shumë më bindës i kësaj qasjeje. Muzika e Styles sugjeron një kërkim të vazhdueshëm të vizionit zanor ambiental përderisa Mendes në rastin me të mirë rrëkëllen një seri të hiteve të gjallërueshme në mënyrë të shëndetshme.

Sidoqoftë, në këtë album, teksti lëkundet dhe ndalon pak te ndjenjat e vërteta dhe zhvillimi i ritmit të tij ndjehet si më pak koheziv. Ai ende ka një mënyrë për t’u mburrur, duke kuptuar si të ndryshoi zërin e tij nga pëshpërimat te gjëmimi. Por në këtë album kontradiktor, rrallëherë këndimi i tij përcjell thellësinë e këngëve. Një pjesë e këngëve të dashurisë – “24 Hours”, që cicëron si muzikë Krishtlindjesh, ose “305” – nuk e kanë këtë emocion. Përjashtimi i vetëm është “Look Up at the Stars”, një këngë e përzier e dashurisë për marrëdhënien në mes të idhullit dhe idhujtarëve. “Universi është i joni/ Dhe unë nuk do ta lë”, këndon Mendes me vrull, si dikush që e kupton se sa shumë nga kjo dinamikë është jashtë kontrollit të tij.

Ylli më i njohur i dekadës së fundit është po është i ngarkuar nga një përzierje e ngjashme për suksesin. Ai është Justin Bieber, dueti i të cilit më Mendes, “Monster”, është një këngë e qetë ku dy këngëtaret sikur skanojnë ndjekësit e tyre. “Ti më ke vendosur në piedestal dhe më thua së jam më i miri”, këndon Mendes, pa asnjë rreze gëzimi.

Katër vjet më i vjetër se Mendes, Bieber për një kohë të gjatë ka qenë një performues i njohur. Vargu i tij ishte më i thartë: “Duke më ngritur lart, lart dhe duke më hedhur poshtë, duke më hedhur poshtë”. Ai tingëllon i acaruar për këtë. Një vëlla i madh që ia bën me dije vëllait të vogël sesa e ashpër mund të jetë bota. Ai e kupton se ka arritur aty dhe po kërkon daljen.

Marrë nga “The New York Times”. Përktheu: Alberina Haxhijaj

Më Shumë

Sot hidhet shorti për renditjen e partive për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sot do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi...

Morën pjesë në aktivitete partiake, suspendohen tre zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës i cili përcakton konfliktin e interesave, udhëzimin administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat...

Tërmet në Kosovë

Lajmet e Fundit