Qetësohet situata nga vërshimet në Malishevë, mbetet një urë e mbuluar nga uji

Është qetësuar situata nga vërshimet në territorin e Komunës së Malishevës dhe përjashtuar një urë në rrugën Mirushë-Gurbardh, e cila është mbuluar nga uji, të gjitha akset tjera rrugore janë të kalueshme, ka bërë të ditur sot, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Malishevë.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha, ka konfirmuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme, përjashtuar rrugën Mirushë-Gurbardh, por që qytetarët kanë rrugë alternative dhe nuk është asnjë vendbanim i bllokuar.

Drejtori Rexha, ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë në terren në monitorim të situatës dhe pavarësisht rënies së nivelit të ujit në lumin Mirusha, situata do të monitorohet, pasi mund të ketë shkrirje të shpejtë të borës dhe të reshura tjera gjatë pasditës dhe mbrëmjes, bazuar edhe në parashikimin e IHMK.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit