Bashkimi thellon krizën e Prishtinës

Bashkimi ka shënuar fitore në xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll duke e mposhtur Sigal Prishtinën 89:80.

Takimi ishte i baraspeshuar dhe dramatik deri në fund të ndeshjes. Në këtë takim me humbje debutoi trajneri i ri i Prishtinës, Dragan Radoviq.

Periudha e parë nisi më mirë prishtinasit që fal efikasiteti në sulëm e mbyll çerekun e parë me epërsi prej 24:18. Por prizrenasit arritën të riktheheshin në 10-të minutëshin e dytë duke shkuar në pushim me rezultat 33:32.

Në çerekun e tretë loja e mirë e dyshes amerikane Sean Hoehn dhe Robinson Jr, bëri që ta fitojnë këtë periudhë 23:14 për të hyr në çerekun e fundit me epërsi prej tetë pikëve dallim 55:47.

Në periudhë ne fundit kryeqytetasit ngushtuan disa herë epërsinë e mysafirëve por nuk arritën të përmbysin rezultatin duke bërë që ndeshje të përfundoi 89:80.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit