Gjethe t’harrueme vjeshte

Enver Sulaj

N’ma t’mirën faqe të letrës
gërrithat e fjalës notojne mbi kujtime vjeshtake
E sa herë shkeli mbi gjethe t’harrume
Më vjen zani yt si za fyelli,
si erë e thirrje e frikshme
netve të lidhuna me litarë.

Nuk e di pse marrzinat më bajnë me qajtë
Tue kërkue si dikur me ngrehë zhag biçikletën e prishun
E hundëve pluhni s’mlen me shijue aromën e luleve
të këputuna tinëz ballkoneve të zonjave të randa.

Sa e bukur ashtë jeta kur e do marrëzisht
Tue shpue gishtat me therrat e ngjituna kambëve
Për me pa nga vrimat e gardhit fijet e dritës
Që vijnë nga lugina e lumit të egërsuem.

Në ato brigje flenë kandshëm zajet
Dhe psherëtimat e peshkatarëve
tue mbajtun me zor në dorë ngjalën
që butësisht rrëshqet në botën e ujit pafund.

Janar 2021

Më Shumë

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Lajmet e Fundit