Digjen disa vetura në një parking në Malishevë, zjarrfikësit dalin në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi në një parking në Malishevë dje rreth orës 13:00 ishin duke u djegur disa vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit në polici, dyshohet se zjarri ka filluar si pasojë e instalimit të rrymës së një automjeti.

Tutje, të njëjta burime tregojnë se si pasojë e zjarrit, është djegur një automjet tërësisht, ndërsa dy të tjera pjesërisht.

Gjithashtu, Sinjali mëson se të lënduar nuk ka, ndërsa vlera e dëmit ende nuk dihet.

Më Shumë

Latifi kërkon nga Administrata të jetë e gatshme për fluksin e mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar nga administrata komunale që të jetë e gatshme për përballimin e fluksit të shtuar të...

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Lajmet e Fundit