Banorët e fshatit Damjan të Hasit, ua ndalojnë vizitat politikanëve gjatë fushatës

Banorët e lagjes Marosh të fshatit Damjan tw Hasit  në Komunën e Gjakovës, kanë marrë një vendim jo të zakonshëm.

Ata kanë vendosur të ndalojnë vizitat nga politikanët gjatë fushatave zgjedhore.

“Edhe shkaku i pandemisë por edhe sepse na kanë shfrytëzuar, asnjë politikan nuk ka të drejtë të vijë në lagjen tonë. Kjo lagje është më e madhja e fshatit Damjan dhe vendimi është i përbashkët me të gjithë banorët. Jemi të zhgënjyer nga të gjithë politikanët, ne e kuptojmë se gjithçka nuk mund të rregullohet brenda një viti, por jo të presim 20 vite që të na rregullohet së paku rruga”, ka thënë një banor i kësaj lagje në “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në Kanal 10, transmeton Portali.info.

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit