Nezir Çoçaj përfundon intervistimin disaorësh nga Dhomat e Specializuara

Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj, nga Prizreni, është intervistuar sot nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara për disa orë në cilësinë e dëshmitarit, në selinë e EULEX në Fushë Kosovë, njofton Scanner.

Çoçaj e ka konfirmuar për Scanner se ai sot është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, por nuk ka dhënë detaje më tepër.

Çoçaj ishte ftuar ditë më parë nga Gjykata Speciale, pas bërjes publike të kandidaturës së tij për deputet të PDK-së.

Ai ka qenë njëri nga njerëzit e parë që ju kishte bashkangjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, deri në përfundimin e luftës.

“Posti im më i larti që kam pasur në jetë ka qenë ai posti i SHENJTË – USHTAR i UÇK-së”, kishte thënë Çoçaj, kur kishte marrë ftesën për t’u intervistuar, duke u ndjerë gjithmonë krenar për luftën e shenjtë të UÇK-së.

Ndryshë, më 5 nëntor është konfirmuar aktakuza ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi, të cilët tashmë po mbahen në burg në Hagë.

Në javën e fundit Gjykata ka dërguar disa ftesa ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e në mesin e tyre edhe z. Çoçaj.

Kujtojmë se Çoçaj tashmë është kandidat i PDK-së për deputet, ndërkaq më parë mbante pozitën drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës.

Më Shumë

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit