Mazreku i Hasit hap dyert e shtëpive për kandidatët e Vetëvendosjes

Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje fushatën paraelektorale e kanë vazhduar në fshatin Mazrek të Hasit.

Ata kanë marrë përkrahje nga banorët e këtij fshati.

“Tashmë dyert e secilës shtëpi po hapen për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Në Mazrek të Hasit, banorët pritën kandidatët për deputetë nga qyteti i Prizrenit, duke u dhënë përkrahjen e tyre të plotë për referendumin e 14 shkurtit”, njofton LVV në Prizren.

“Qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka dëshmuar se për qëllim ka mirëqenien e qytetarëve. Si e tillë, ajo do të rikthehet – përkundër luftës së pashpresë të spektrit të stërvjetëruar politik”.

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit