8.3 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Lamtumirë Ballkanit! Daku do e nis sezonin e ri në këtë skuadë

Po shkëlqen tek Ballkani, por në verë do të rikthehet tek Osijeku.

Për Mirlind Dakun ky i tanishmi pritet të jetë sezoni i fundit tek Ballkani dhe në Superligën e Kosovës.

Kështu të paktën ka pretenduar trajneri i skuadrës që posedon kartonin e tij, Osijekut.

Nenad Bjelica, shef i shtabit teknik të skuadrës së njohur kroate ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin kroat, “sportske jutarnji” disa ditë më parë.

Një nga pyetjet që iu drejtua atij kishte të bënte edhe me Mirlind Dakun, futbollistin kosovar që është huazim tek Ballkani.

Shefi i shtabit teknik është deklaruar i bindur që fillimisht Daku do të kthehet tek skuadra, e pastaj do të vendoset për të.

“E vërtetë, kemi dy futbollistë të talentuar në huazim. Është Mirlind Daku, 23 vjeçar që luan në Kosovë dhe Antonio Mance, 25 vjeçar që po paraqitet në Hungari. Të dy ata janë duke luajtur shumë mirë për skuadrat e tyre. Daku po impresionon me 21 gola në 18 takime në Superligën e Kosovës dhe kjo gjë është për tu respektuar. E sigurt është që ata të dy do jenë këtu verës, e pastaj do të shohim se cilat do jenë planet tona për ta”- u shpreh ndër të tjera trajneri.

Daku është në monitorimin e disa klubeve të tjera evropiane, por siç duket Osijek nuk e ka aspak me ngut shitjen e tij.

Më Shumë

Seria finale për Superligë nis sot në Prizren

Dueli i parë i serisë finale të “Play-off”-it të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll luhet sot në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren,...

Peja 03 mposht Bashkimin, finalja shkon në ndeshjen e gjashtë

Peja 03 ka shënuar fitore bindëse ndaj Bashkimit me rezultat 79:62, në ndeshjen e pestë të finales së Play-Off-it në Superligën e Kosovës për...

Lajmet e Fundit