-1.6 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Po rritet përkrahja për PDK-në në Prizren

Në ditën e pestë të fushatës zgjedhore, kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së Dega në Prizren, kanë intensifikuar takimet. Për shkak të kufizimit të numrit të pjesëmarrësve, takimet e kandidatëve me simpatizantë, kanë vazhduar nëpër derë më derë, duke e kërkuar mbështetjen për #Rimëkëmbjen e Kosovës.

Shefi i Shtabit Zgjedhor dhe njëherësh kryetar i Degës së PDK-së z. Shaqir Totaj i shoqëruar me kandidatët: Kujtim Gashi, Gresë Baraliu, Alban Bislimaj, Veton Firzi dhe Kastriot Krasniqi, kanë takuar banorët e fshatit Atmaxhë. Në këtë takim pos fjalës hyrëse që ka mbajtur shefi i shtabit zgjedhor, shpalosjen e programit zgjedhor e ka bërë Kujtim Gashi, para vendasve të tij. Ai në fjalën e tij ka theksuar se me PDK-në në pushtet, Kosova do të jetë më e sigurt në të gjitha sferat e jetës.

May be an image of 9 njerëz dhe text that says '20 Nezir ÇOÇAJ #PDK134 #Rimekëmbje 65 Kadri KRYEZIU 22 KujtG Kujtim GASHI 71 Alban BISLIMAJ 24 Enver HOXHAJ Luljeta VESELAJ GUTAJ 88 Veton FIRZI 45 Gresë BARALIU 92 Kastriot KRASNIOI'

“Gjatë këtyre ditëve kemi parë se PDK-ja po rritet dhe po gëzon përkrahje edhe më të madhe dhe kjo na fuqizon dhe na jep shpresë.” Gashi, ka falenderuar bashkëvendasit e tij, për përkrahjen që i kanë dhënë në zgjedhjet e kaluara dhe falë kontributit të tyre ai ka qenë ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Shpalosjen e programit e kanë bërë edhe kandidatët tjerë. Banorët e Atmaxhës, të bindur në fitoret e PDK-së, kanë treguar gatishmëri që pos votës së tyre, të angazhohen edhe nëpër familjarë të tyre nëpër fshatra dhe në qytet. Pra ata janë zotuar se do të angazhohen për votën e PDK-së.

Në orët e mbrëmjes kandidatët kanë zhvilluar ndaras edhe disa takime në fshtatrat: Trepeticë, Velezhë dhe lagjen “Kongresi i Manastirit”.

Në të gjitha këto takime kandidatët, kanë kërkuar që të votojnë për PDK-në, sepse është e vetmja alternativë për ta nxjerrë Kosovën nga kriza që e ka kapluar si në aspektin ekonomik, por edhe në sektorët tjerë e në veçanti në sferën e politikës së jashtme, që ka stagnuar. Edhe nëpër këto takime qytetarët janë zotuar se do ta votojnë PDK-në.

Më Shumë

Kori i Filharmonisë së Kosovës nis vitin me koncert në Prizren

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të nisë vitin 2025 me një koncert të veçantë në qytetin e Prizrenit. Më 24 janar, në Autostrada...

Trepça kthehet në “Minatori”, sot e pret Yllin

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me ndeshjen e 16-të, ku përballen kampioni aktual, Trepça, dhe nënkampioni, Golden Eagle Ylli. Takimi do të...

Lajmet e Fundit