19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Posta nderon Skënderajn me dy pulla postare

Postës e Kosovës, sot ka lëshuar në qarkullim dy pulla postare të titulluara “Qytetet e Kosovës – Skenderaj”, të cilat bartin imazhe të qytetit historik të Skenderajt.

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi me rastin e promovimit të pullave postare në ambientet e Komunës, tha se këto pulla postare i dedikohen Skenderajt për nderim të sakrificës dhe heroizmit të Jasharajve, që janë flamuri, himni, kisha dhe xhamia e kombit tonë shqiptar, ndërsa në shenjë falënderimi i dhuroi ekzemplarët e parë të punuar në pllakë bronzi Kryetarit Bekim Jashari.

Kryetari i Komunës të Skenderajt, Bekim Jashari falënderoi dhe vlerësoi shumë këto pulla postare për qytetin e tij. Ai dha premtimin për thellimin e bashkëpunimit me Postën e Kosovës, për të hapur dhe një sportel brenda objektit të Komunës në Skenderaj, ndërsa këtë qëllim të Postës së Kosovës për të ofruar shërbimet sa më pran qytetarëve e mirëpriti U.D. Kryeshefi Smakiqi, i cili e falënderoi kryetarin Jashari.

Qyteti i Skenderajt ngërthen në vete histori të veçantë, është një ndër vendet më historike në vendin tonë. Njihet si një nga vendet më rezistuese në të gjitha trojet shqiptare, që tregoi qëndresë dhe vendosmëri që nga koha e sundimit të Perandorisë Osmane e deri në luftën e fundit në Kosovë.

Përveç historisë së lavdishme, ky vend është i begatshëm edhe me shumë monumente të rëndësishme, të cilat paraqesin vlera të mëdha kulturore për gjithë vendin, siç është Kulla e Jasharajve, e cila gjendet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, kullë kjo e cila është simbol i rezistencës së një familjeje, e cila nuk kurseu jetën për lirinë e vendit.

Image result for Posta nderon Skenderajn me dy pulla postare indeksonline

Në Skenderaj mund të vizitohen edhe shumë kulla të tjera, të cilat mbajnë emrin e heronjve të zonave përkatëse, Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë, Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc, etj.

Filatelia e Postës së Kosovës, përmes pamjeve të pullave postare, do të vazhdojë në promovimin e vlerave dhe bukurive që ka Republika e Kosovës.

Më Shumë

Butrinti dhe Tayna “thyejnë rrjetin” me duetin e ri

Dy nga artistët më të pëlqyer të skenës shqiptare, Butrint Imeri dhe Tayna, kanë bashkuar forcat në një duet që me siguri do të...

Paraburgim për të dyshuarit që i shitën armën 24-vjeçarit që u vetëvra në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dy të dyshuarve S.J., dhe D.B., për shkak të...

Lajmet e Fundit