Ziadin Sela në Prizren, në përkrahje të Kurtit dhe Osmanit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela i ka dhënë mbështetje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sela sot i është bashkuar Kurtit e Osmanit në tubimin e tyre elektoral në Prizren.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është në duart e qytetarëve të Kosovës t’u besojnë atyre një mandat për të operuar një transformim të vërtetë.

“Sot, së bashku me Afrim Gashin, iu bashkuam Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në marshimin e tyre për ndryshim në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës. Tani është në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës t’u besojnë atyre një mandat të pakontestueshëm për të operuar një transformim të vërtetë nga sistemi i vjetër. Suksese Albin dhe Vjosa”, ka shkruar Sela.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit