15.2 C
Prizren
E shtunë, 27 Shtator, 2025

Posta dhe Komuna e Prishtinës, lidhën marrëveshje për shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë

Të mërkurën është nënshkruar marrëveshja për shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë, ndërmjet Postës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, njofton Insajderi.

Nga posta, përmes një komunikate për medie, kanë bërë të ditur se marrvëveshja është nënshkruar në një takim që U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka zhvilluar me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushin.

“Kryeshefi Ekzekutiv në detyrë, në emër të Menaxhmentit të Lartë të Postës së Kosovës ka falënderuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe nënkryetarin, Muhedin Nushin për qasjen tejet profesionale dhe në interes të publikut karshi Postës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Të dyja palët janë zotuar që edhe më tutje të thellohet bashkëpunimi i ndërsjellët.

“Në fund, U.D. Kryeshefi Ekzektutiv, në shenjë mirënjohje z. Muhedin Nushi i dorëzoi bllokun filatelik dhe pllaketin me pullën postare me imazhin e personalitetit të shquar shqiptar, akademikut Pajazit Nushi, ndërsa i dorëzoi edhe Mirënjohjen postmortum të koleges tonë të ndjerë, motrës së tij, Leonora Nushi, për kontributin e saj sa ishte punonjëse e Postës së Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë./

Më Shumë

Aspekte të rezistencës antikomuniste në Shqipëri në vitet ‘50 nën prizmin e dokumenteve të CIA-s

Enver Sulaj Mbetja e Shqipërisë nën kampin e kuq, pas LDB-së, megjithë përpjekjen e forcave nacionaliste për një Shqipëri me perëndimin, përbën një zhvillim dramatik...

Nisma në Prizren tregon pse refuzoi pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryetari i Komunës për  buxhetin e  vitit 2026 dhe parashikimin për vitet 2027-2028, ...

Lajmet e Fundit