LDK-ja: Rrugët e Prizrenit janë bërë ta pakalueshme

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren akuzon pushtetin komunal për mospastrim të rrugëve nga bora.

Sipas këtij subjekti politik, rrugët e Prizrenit janë për të pakalueshme.

“Qytetarët e komunës së Prizrenit që nga mëngjesi, po përballen me vështirësi në qarkullim. Pushteti lokal sikur nuk ekziston”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren.

“Të gjitha rrugët janë të mbuluara me borë dhe akull dhe as që është ndërmarrë ndonjë veprim për pastrimin e tyre”.

“Kjo gjendje ka rënduar dhe vështirësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve duke sjell rrezik për lëndime si rezultat i rrugëve dhe trotuareve të rrëshqitshme, ndërkaq në komunikacion gjatë tërë kohës vërehet situate kaotike”.

“Është për keqardhje që ky pushtet i dështuar nuk është në gjendje të ofroi as shërbime bazike minimale për qytetarët e komunës së Prizrenit”.

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit