8.7 C
Prizren
E premte, 24 Janar, 2025

Vodhën vegla pune në vlerë 4 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se në shtëpinë e viktimës kanë vjedhur mjete pune në vlerë rreth 4 mijë euro.

Në njoftimin e Policisë së Prizrenit bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar mesditën e së martës në fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit.

“Me datë 16.02.2021 rreth orës 14:00 , hetuesit e Stacionit Policor Prizren – Veri, pas veprimeve hetimore paraprake kanë identifikuar dhe lokalizuar vend-qëndrimin e dy të dyshuarve me iniciale D.T i lindur në vitin 1963 dhe I.G i lindur në vitin 1997. Të njëjtit janë arrestuar në fshatin Sërbice e Ulët dhe janë shoqëruar në polici për intervistim. Arrestimi i tyre është bëre për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit në bashkëveprim, me datë 27 janar 2021 rreth orës 13:00 kanë depërtuar me përdorim force në shtëpinë e viktimës se rastit duke i hequr grilat dhe duke e dëmtuar dritaren e shtëpisë”, ka njoftuar Policia.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë vjedhur nga shtëpia e viktimës vegla pune në vlerë rreth 4 mijë euro.

“Të dyshuarit nga shtëpia e viktimës arrijnë të vjedhin vegla pune të ndryshme në vlerë rreth 4000 Euro. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Njëri nga të dyshimtit e pranon veprën e cila i ngarkohet. Tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura të cilat janë sekuestruar nga ana e krim teknikut në cilësinë e provës materiale”, ka njoftuar Policia.

Tutje është bërë e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, me urdhër të prokurorit.

Më Shumë

Plumbi qorr godet zyret e Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit është goditur nga një plumb qorr. Ngjarja raportohet se ka ndodhur të dielën, më 19 janar.   Plumbi qorr...

Ukaj: Prizreni i thotë ‘po’ LDK-së

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, thotë se qytetarët e Prizrenit, po i thonë ‘po’ Lidhjes Demokratike të Kosovës. "Më afër qytetarëve, për ndryshimin...

Lajmet e Fundit