Në Prizren regjistrohen 10 raste të reja me koronavirus

Dhjetë raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në komunën e Prizrenit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raporton PrizrenPress.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.104 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 260 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Pejë 27 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Lipjan 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 7 raste, Ferizaj 6 raste, Istog 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Podujevë 3 raste, Deçan 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë, Malishevë dhe Ranillug”, thuhet në njoftim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Lajmet e Fundit