11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Parlamenti Evropian i shqetësuar për shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion

Shumë ngecje në luftën kundër korrupsionit në Kosovë janë shfaqur në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën, e që është në diskutim në Komitetin për Punë të Jashtme. Lufta kundër korrupsionit është vënë më së shumti re në këtë raport, ndërsa theksohet shqetësimi i madh i PE-së për shuarjen e Task-Forcës brenda Policisë së Kosovës për luftën kundër korrupsionit.

Në tetor të vitit të shkuar, Task-Forca edhe pse ishte një nga hallkat kryesore që për një dekadë u mor me hetim të korrupsionit të profilit të lartë, me vendim të Qeverisë Hoti, u shua. Arsyetimi i kryeministrit Hoti ishte që me shfuqizimin e këtij vendimi “do të bëhej ndarja e pushteteve”.

Teksa është mirëpritur përkushtimi i Kosovës në avancimin drejt Evropës në këtë raport Kosova kritikohet për progresin e paktë në implementimin e Agjendës për Reforma Evropiane. Janë shprehur shqetësime edhe për shuarjen e Ministrisë për Integrim dhe është kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të sigurohet se strukturimi i ri garanton kompetencë e përgjegjësi në kuadër të koordinimit të procesit të integrimit.

Është mirëpritur edhe korniza ligjore për luftimin e korrupsionit, por janë hasur ngecje në implementim. Autoriteteve të Kosovës u është kërkuar të përforcojnë luftën kundër korrupsionit për të garantuar mirëqenie për qytetarët. Për sistemin e drejtësisë është kërkuar të ketë më shumë pavarësi e të ndalet ndërhyrja në rastet e profilit të lartë. Është kërkuar luftë më e madhe në konfiskimin e pasurisë së fituar jashtëligjshëm.
Mungesa e shpeshtë e kuorumit në Kuvendin e Kosovës ka qenë kritika tjetër në këtë raport.

Shqetësim tjetër është cekur edhe ndotja e madhe e ajrit.

Në Raportin për Kosovën është përshëndetur heqja e tarifës ndaj mallrave serbe dhe atyre që vijnë nga Bosnja e Hercegovina, ndërsa është vlerësuar edhe Marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më shtator në Washington.

Është theksuar mungesa e liberalizimit të vizave edhe pse kushtet janë përmbushur.

PE-ja ka përsëritur se dialogu me Serbinë është prioritet dhe parakusht për pranim në Bashkimin Evropian. Është kërkuar angazhim konstruktiv në dialog në kërkim të një marrëveshjeje ligjërisht obliguese.

Është kërkuar më shumë punë lidhur me kërkesat e familjeve që kanë persona të zhdukur.

Më Shumë

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Suhareka dhe Ferizaj drejt Superligës së Kosovës pas fitoreve

Liga e Parë në të dyja grupet, A dhe B, po vazhdon, ku nuk po mungojnë problemet, ndërsa skuadrat që synojnë elitën kanë vazhduar...

Lajmet e Fundit