Motër e vëlla gjenden në Prizren, mësohet arsyeja e daljes nga shtëpia

Një prind nga fshati Vranjak i Rahovecit i ka raportuar si të zhdukur në polici djalin dhe vajzën e tij.

Fëmijët e moshës 13 dhe 14 vjeç kishin dalë për të shëtitur dhe nga Rahoveci kanë shkuar të axha i tyre në Prizren.

Policia Rajonale e Gjakovës ka konfirmuar për Gazetën Express se axha i fëmijëve i ka kthyer ata në shtëpi, pasi me të janë takuar në Prizren.

“Janë dalë me shetit tani janë kthyer te axha. Me të janë takuar në Prizren, axha i ka kthyer në shtëpi”, tha policia.

Rasti i zhdukjes së tyre u bë i ditur sot me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“PERSONA TE ZHDUKUR/ Fsh.Vranjak,Rahovec, 23.02.2021-18:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij djalë dhe vajzë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”.

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit