Prizrenasi sulmoi fizikisht gruan

Një person është arrestuar pasi e kishte kanosur si dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:30, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit