9.9 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Babë e bir në paraburgim për 30 ditë pasi sulmuan nxënësin në një shkollë në Prizren

30 ditë paraburgim u është caktuar nga Gjykata Themelore në Prizren dy të pandehurve për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

I paraburgosur është babai me djalin e tij.

“Me datë 9 mars, në orët e mëngjesit, në shkollën fillore të fshatit Caparc (Prizren), të pandehurit i shkaktojnë lëndime trupore të miturit – i dëmtuari nxënës i shkollës, për shkak se i mituri – i dëmtuari kishte pasur një mosmarrëveshje të mëhershme me vajzën e të pandehurit A.O., ashtu që të pandehurit A.O., dhe M.O., (babë e bir), shkojnë në shkollë dhe derisa ishte duke u mbajtur ora mësimore, e sulmojnë të dëmtuarin – viktimë e ndjeshme i moshës së mitur, ashtu që të pandehurit duke e goditur me shuplaka në pjesë të ndryshme të trupit i shkaktojnë lëndime trupor të dëmtuarit të konstatuara nga raporti mjekësor”, ka sqaruar lidhur me rastin Gjykata përmes një komunikatë.

Gjykata sqaron se me lënien e të pandehurve në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale ku mund të shkaktohen pasoja më të mëdha, për më tepër kur merret parasysh fakti se ata kanë qenë të pajisur me armë në kryerje të veprës.

Më Shumë

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

Shkruan: Ismet Kryeziu Në politikë, kaosi zakonisht shihet si pasojë e krizave, gabimeve ose paaftësisë për të qeverisur. Megjithatë, në disa raste ai mund të...

P.C Prizreni mposht Istogun, mbetet lider

Proton Cable Prizreni ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Parë të basketbollit, duke mposhtur Istogun me rezultat 89:75. Skuadra prizrenase zhvilloi...

Lajmet e Fundit