15 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Balje pas vendimit të Supremes për Hoxhiq: Krenare me shtetin tim, Kosovën

Kandidatja deputete nga Kuvendi i Kosovës, Duda Balje, nga ana e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, ka bërë një reagim pas vendimit të Gjykatës Supreme për refuzimin e ankesës së kandidates tjetër për deputete, Ardijana Hoxhiq. Kjo e fundit ka kërkuar ri-shqyrtim të vendimit të PZAP’së, së cilës ia ka anuluar 2,276 vota.

Balje, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se me anë të këtij vendimi, u vërtetua se shteti i Kosovës është demokratik dhe ligjor, shkruan Gazeta Express.

Ndër të tjera, ajo ka falënderuar edhe institucionet që u ndërmorën për korrigjimin e parregullsive në vota.

Adrijana Hoxhiq i janë anuluar në tërësi 2276 fletëvotime ndërkaq pjesërisht i janë anuluar 1929 fletëvotime.

Hoxhiq në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ ka marrë 5183 vota, ndërsa nga fletëvotimet e anuluara për partinë e saj figurojnë gjithsej 4205 të tilla që ia pamundësojnë futjen në Kuvend.

Postimi i plotë:

KRENARE ME SHTETIN TIM KOSOVËN !

U vërtetua dhe konfirmua nga shteti ligjor i Kosovës që askush nuk mundet të shkelë dinjitetin e asnjë komuniteti me vota të një komuniteti tjetër.

Tash e tutje çdo kush kur të aplikon për mandate të rezervuara e ka të kjart që nuk mund të luaj me vullnetin e askujt!

Shteti i Kosovës është shtet demokratik dhe ligjor, kurse ata që deklarojn se Kosova është shtet jo ligjor kanë probleme serioze me demokracin dhe drejtësin. Kur dikush që ka dashur të dhunoj demokracin e Kosovës flet për jodemokraci atëherë nuk do shumë koment.

Më Shumë

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Lajmet e Fundit