Nisma në Prizren planifikon vazhdimin e zgjedhjeve të brendshme

Nisma Socialdemokrate – dega në Prizren, do të vazhdojë me procesin e brendshëm zgjedhor, i cili u ndërpre vitin e kaluar.

Kryetari i kësaj dege, Zafir Berisha, në një takim me Kryesinë, ka falënderuar të gjithë për kontributin e dhënë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Kryesia e degës vendosi që të vazhdohet procesi i zgjedhjeve të brendshme, i cili u ndërpre vitin e kaluar, si dhe gjatë muajit të ardhshëm në përputhje me situatën në të cilën po kalon vendi me pandeminë COVID-19 do të mbajë Kuvendin e degës nga ku do të dalin organet e reja të Nismës Socialdemokrate në Prizren”, njofton Nisma në Prizren.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit