9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Haskuka tregon se çka fiton Prizreni nga marrëveshja me BERZH-in

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka falënderuar kuvendarët që votuan marrëveshjen e Komunës së Prizrenit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Efiçiencë të Energjisë”.

“Nga kjo marrëveshje, nëpërmjet të cilës do të investohet në 100 objekte publike komunale (shkolla, QMF dhe objekte të tjera komunale) me renovime në vlerë prej 6,9 milionë eurosh, do të përfitojë Komuna e Prizrenit, si me grantin në vlerë prej 1 milion eurove, ashtu edhe nëpërmjet kursimeve në shpenzimet komunale, që arrijnë deri në 278,000 euro në vit”, shkruan Haskuka në Facebook.

“Ndërkaq, përfitues kryesorë të këtij projekti janë qytetarët e komunës së Prizrenit, meqë projekti ndikon pozitivisht në arsim, shëndetësi, kulturë e sport, mundëson ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm, si dhe lufton ndryshimet klimatike”.

“Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë asamblistët të cilët miratuan këtë marrëveshje, i cili hap rrugën që Prizreni të jetë Komuna e parë që i përmbush standardet evropiane për efiçiencë të energjisë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, policia u gjen 6.70 gramë marihuanë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Prizren pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e...

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur...

Lajmet e Fundit