Një femër në Suharekë shantazhon një mashkull, kërkon para në mënyrë që mos t’ia publikojë videot

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë një femër ka shantazhuar një mashkull, duke i kërkuar kështu para në mënyrë që të mos i publikojë bisedat dhe videot që ata kanë shkëmbyer.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Papaz, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar për një shantazh nëpërmjet rrjeteve sociale, ku e dyshuara ka kërkuar të holla duke e kanosur viktimën për publikim të bisedave dhe videove të cilat janë shkëmbyer gjatë bisedave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit